Sinanaj: Andoni pagoi 7500 €
për tritolin e kandidatit të PD

Sinanaj: Andoni pagoi 7500 €<br />për tritolin e kandidatit të PD
TIRANE- Një nga aktet terroriste për të cilat Julian Sinanaj, ka akuzuar Andon Mëhillajn, është vendosja e tritolit në banesën e kryetarit të PD në Vlorë Ardian Kollozit. Periudha kur në apartamentin e tij në Vlorë u vendos tritoli, përkoi me fushatën e elektorale, ku Kollozi kandidonte për deputet në qarkun e Vlorës. Sinanaj ka treguar se i kishte vendosur rreth 400 gramë tritol në banesë Kollozit, pasi ishte paguar nga Andon Mëhillaj me 7500 euro nëse do kryente këtë akt kriminal. Sinanaj ka marrë përsipër porosinë, duke survejuar me përpikmëri të gjitha detajet, me qëllimpër të mos lënë asnjë gjurmë.

Shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur në fillim të muajit qershor 2013. Ndërkohë pas kësaj deklarate në Prokurorinë e Krimeve të Rënda është marrë në pyetje dhe Ardian Kollozi, i cili ka treguar se nuk kishte njohje me Andon Mëhillajn dhe vrasësin me pagesë Julian Sinanaj. Ky i fundit për këtë atentat ka pohuar në prokurori se “porosinë” e ka kërkuar një politikan që kishte dëshirë ta trembte, por nuk ishte në gjëndje të jepte emrin, pasi vetëm kaq i ka pohuar Andon Mëhillaj në momentet kur i ka dhënë lekët, pasi kishte realizuar shpërtimin me fuqishëm.

Për rreth 1 javë Julian Sinanaj ka qëndruar poshtë pallatit të Ardian Kollozit, kryetarit të PD në Vlorë dhe kandidatit për deputet në këtë qark. Periudha kur Sinanaj, është angazhuar për të kryer krimin, përkon me kulmin e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare. Gjatë një jave ai ka vëzhguar më imtësi të gjithë lëvizjet e Kollozit, dhe se ka hyrë disa herë në pallat, ku ka parë nëse kishte pamje filmike ose jo. Të njëjtën gjë e ka kryer dhe në ambjentet e disa bizneseve, ku ka parë nëse ishin të pajisur me kamera.

Sinanaj, ka treguar se ka qëndruar për rreth një jave tek i njëjti lokol, që ndodhej shumë pranë, pallatit të Kollozit. Sipas tij, porosia ishte të mos vritej, por vetëm të paralajmërohej, me qëllim ngjalljen panik në Vlorë. Pasi është siguruar se sasia e tritolit ishte e duhura, Sinanaj është ngjitur në katin e 10, ku ndodhej banesa e Ardian Kollozit rreth orës 02:00 të nates.

Tritolin e ka vendosur një kat më poshtë, pasi apartamenti i Kollozit ndodhej në katin e 11. Pasi ka zbritur poshtë, ka aktivizuar shpërthimin me telekomandë dhe më pas ka shkuar në shtëpinë e tij, për të fjetur gjumë. Të nesërmen, Sinanaj ka treguar se e piu kafen në një lokal shumë pranë pallatit,  ku qëndronte prej ditësh, nga ku ndiqte nga afër veprimet hetimore të policies.

Shkrimi u publikua sot (14.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Flamuri bullgar në bashkinë e Pustecit, maqedonasit: Provokim

Flamuri bullgar në bashkinë e Pustecit, maqedonasit: Provokim