Bojkoti, edhe në ditën e dytë ka protestë ndërkohë që pedagogët të ndarë! Sindikata: Ndërprerje të plotë të mësimit deri në realizimin e kërkesave

Edhe në ditën e dytë të vitit të ri akademik nuk është zhvilluar mësim në të gjitha aulat e universiteteve. Një pjesë e pedagogëve të universiteteve publike në vend janë në ditën e dytë të bojkotit, pasi kanë në drejtim të qeverisë një sërë kërkesash, sidomos për rritjen pagës. Drejtuesi i Sindikatës së Pedagogë bëri me dije sot se bojkoti i mësimit do të bëhet pa ndërprerje.

“Duke falënderuar stafin deklaron vijimin e protestës edhe në ditët në vijim në mbështetje të peticionit që i kemi dërguar Qeverisë, vendosim ndërprerje të plotë të procesit mësimor gjatë gjithë ditës dhe duke u mbledhur çdo orë 10 para fakulteteve tona.

Vetëm përmes këtij qëndrimi do t’i rikthehet dinjiteti arsimit të lartë dhe universitetit në vend. Misioni akademik vazhdon.  Si mund të ngjallë shpresë një universitet në këtë lloj situate. Ndaj edhe rinia ikën”, tha Kovaçi. Të gjitha orët mësimore Do t’i zëvendësojmë. Performanca e universiteteve është shumë më e mirë krahasuar me gjendjen e mjerueshme të investimeve në vend”, tha ndër të tjera Kovaçi.

Në të gjitha universitet në vend është vënë re një ndarje të pedagogë, disa që i janë bindur vendimit të sindikatës dhe disa të tjerë që nuk e kanë respektuar.

VIJON...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:39
Dita e dytë e bojkotimit të mësimit në Korçë, pedagogia: Do jemi këtu deri në plotësimin e kërkesave tona! Pak studentë na janë bashkuar

 

Ditën e sotme një grup pedagogësh nga Universiteti i Korçës po protestojnë duke bojkotuar leksionet nga ora 10-12.

Kërkesat e tyre mbeten te sintetizuara me universitetet e tjera, protesta po zhvillohet përpara fakultetit të bujqësisë ne UNIKO

‘Situata ja ne jemi këtu përballë fakulteteve, në orarin e lajmëruar të protestës 10-12 kaq veta sa jemi. Ne kaq sa do jemi në kërkim të kërkesave tona në masën e duhur.

 Kjo është deri diku e vërtetë por pedagogët janë njoftuar dhe në bazë të njoftimeve duhet të ishin këtu. Ne jemi në një linjë me sindikatën e pedagogëve. Sipas udhëzimeve të kësaj të fundit ne do të jemi këtu 10-12 për të plotësuar kërkesat tona. Pak studentë na janë bashkuar dhe shpresojmë në vijim të kemi një ndryshim të situatës.’- tha pedagogia.  

Ora 11:30
Vijon mësimi normalisht në universitetin ‘Ismail Qemali’ në Vlorë! Pedagogët nuk i bashkohen protestave

 

Vijon normalisht mësimi në audiorët e universitetit Ismail Qemali të Vlorës. Deri më tani pedagogët e Vlorës nuk i janë bashkuar protestës së pedagogëve të universiteteve të tjera.

Ata kanë qëndruar në heshtje duke shmangur edhe deklaratat për faktin që nuk iu bashkuan protestave. Ndërkohë, studentët pranojnë që mësimi vijon normalisht këto dy ditë.

Ndërkohë referuar regjistrimeve Matematikë, Fizikë, Kimi dhë degë të mesuesisë. Dhe italisht programet e studimit që rrezikojnë të mbyllen ne universitetin Ismail Qemali të Vlorës. Megjithatë shifrat do te konfirmohen më datë 3 nëntor kur edhe përfundon procesi i regjistrimit për të gjithë nivelet.  

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja