TIRANE- Sindikata e transportit urban në Tiranë nuk do të zhvillojë grevë ditën e hënë datë 23 dhjetor 2013, ashtu siç edhe ishte parashikuar.
“Tërhiqemi nga greva për momentin”, kanë deklaruar përfaqësuesit e sindikatës së transportit. Këta të fundit kanë deklaruar se, “nëse nuk paguhen pagat deri në fund të dhjetorit, atëherë fillimi i janarit do te jetë grevë”.
Shoqata e transportit urban ka premtuar se do japë 50 për qind te pagave deri me 28 dhjetor 2013.
Të hënën e kaluar në datën 16 dhjetor 2013, sindikata e transportit urban në Tiranë, zhvilloi një grevë 3 orëshe duke sjellë një rrëmujë të madhe në lëvizjen e qytetarëve.
Redaksia Online
(bg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com