Pas arrestimit të përkohshëm të një ligjvënësi gjerman në fillim të këtij muaji, Sindikata e Federatës Gjermane të Gazetarëve (DJV) ka këshilluar profesionistët e medias kundër udhëtimeve profesionale dhe private në Turqi.
“Arrestimi i Gökay Akbulut pasi hyrjes së saj në Turqi në fillim të gushtit, tregon edhe një herë se autokracia e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan i konsideron kritikët e tij si armiq militantë të shtetit dhe i persekuton kur ka mundësi ta bëjë këtë”, tha sot Frank Überall, kryetari kombëtar i DJV-së në një deklaratë.
Ai gjithashtu shtoi: “Nëse imuniteti parlamentar nuk të mbron kundër arrestimeve, rreziku për gazetarët është edhe më i madh. Akbulut, një ligjvënës nga Partia e Majtë e Gjermanisë, u arrestua në Turqi më 3 gusht. Një urdhër arresti, i cili më vonë u anulua nga autoritetet turke, ishte lëshuar për propagandë të dyshuar terroriste”.
Politikania me origjinë turke, e cila, sipas saj, është me prejardhje kurdo-alevi, është anëtare e Bundestagut që nga viti 2017.
Ajo ka qenë vazhdimisht kritike ndaj qeverisë turke dhe po bën fushatë për heqjen e ndalimit gjerman mbi aktivitetet e Partisë së Punëtorëve Kurdë PKK. PKK është klasifikuar si organizatë terroriste në Turqi dhe në Bashkimin Evropian.
Pas arrestimit të saj, ambasada gjermane në Ankara dhe Ministria e Jashtme Gjermane kishin ndërhyrë duke ndihmuar në lirimin e saj.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3079
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rrëzimi i avionit në Lituani, ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Mund të jetë i lidhur me sabotim
25 Nëntor, 21:46
-
Tronditet Turqia/ 33-vjeçari vret prindërit, gruan, fëmijën, 3 të tjerë dhe veten
25 Nëntor, 19:06
-
Shef i NATO-s, Mark Rutte viziton sot Turqinë ku do takohet me Erdogan dhe Fidan! Nesër do të jetë në Athinë
25 Nëntor, 09:49
-
I’u është refuzuar azili, emigrantët marrin para nga Gjermania për t’u larguar nga vendi
23 Nëntor, 18:43
-
DW: Arrestimi i Netanjahut në Gjermani vështirë të përfytyrohet
23 Nëntor, 12:43
-
Angela Merkel intervistë për 'Corriere della Serra': Nuk e kërkova unë largimin e Berlusconit! Putin? I njihja synimet e tij, është një armik i Evropës
23 Nëntor, 11:23
-
Presidentja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’i dërgojë Ukrainës raketa Taurus
23 Nëntor, 10:27
-
Mourinho telefonon Ronaldon, e fton të rikthehet në Evropë! Gati klubi i ri
22 Nëntor, 16:08
-
Dokumenti sekret/ Gjermania përgatitet për luftë botërore, gazeta gjermane zbulon planet e Berlinit
21 Nëntor, 17:47
-
Ekstradohet një 62-vjeçar nga Gjermania, akuzohet se kanosi një shtetase për t'i marrë 5000 euro, i ngacmoi seksualisht mbesën
21 Nëntor, 15:29
-
Tentoi të nxirrte rreth 30 mijë euro nga Kapshtica, nën hetim 50-vjeçari turk! Paratë iu gjetën të fshehura në çantë në kabinën e kamionit
21 Nëntor, 09:51
-
Finlanda i bashkohet Suedisë, çel hetimet për kabllot prera të transmetimit të të dhënave në Detin Baltik
21 Nëntor, 08:41