Sindikata:Të shpëtojmë Policinë
nga rrënimi në 23 qersho
Sindikata e Shërbimeve Policore të Shqipërisë i bën thirrje OSBE/ODHIR të denoncojë e pengojë drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Gazmend Dibra, i cili në mënyrë të përsëritur "pa pyetur për ligj dhe as për rekomandimet e BE, vazhdon të bëjë të tjera shkelje elektorale."
TIRANË - "Kjo mazhorancë, e përfaqësuar nga nr .20 i listës së Tiranës, drejtori i burgjeve, Gazmend Dibra nuk pyet për ligj dhe as për rekomandimet e Bashkimit Europian ndaj, pas dy semestrave ngelës, të gjithë së bashku duhet ta ndëshkojmë më 23 qershor e të shpëtojmë Policinë Shqiptare nga rrënimi!". Këtë ka theksuar sot deklarata e Sindikatës së Shërbimeve Policore të Shqipërisë.
POLICIA, E DHUNUAR DHE ME ANALFABETËSindikata, e cila i është drejtuar e shqetësuar e dhe
OSBE-ODHIR, ka theksuar "presionin verbal disavjeçar ndaj sindikatës tonë, mbledhja me forcë e policëve nëpër mitingjet e partisë “44”, deklarimi i votës familjare nëpër shtabet elektorale, dhënia e ndihmave në shkëmbim të votës, transferimi i antarëve të sindikatës, rekrutimi i policëve analfabetë në disa institucione e kanë kthyer Policinë e Burgjeve në viktimë të kandidatit - drejtor që, edhe pse i vetëdijshëm në shkeljen e ligjit vazhdon “Për-para” në rrugen e tij të anti-ligjit".
SHKELJET E TJERA TË GAZMEND DIBRËS"Gazmend Dibra po bën të tjera shkelje elektorale të kundërligjshme". Drejtori i burgjeve dhe kandfidati për deputet në njësinë nr.7 në Tiranë është akuzuar sot nga Sindikata e Shërbimeve Policore të Shqipërisë, se me anë të shtabeve të tij elektorale po u bën presion policëve për deklarimin e votës së tyre familjare dhe ka nisur të shpërndajë nëpër burgjet e vendit një “akt-marrëveshje” mes tyre.
“Kjo situatë, vetëm disa ditë pas akuzave publike në media e pas 1 muaji denoncimi në Parlamentin Europian, shkelja e ligjit në Drejtorine e Burgjeve ka arritur kulmin”, thuhet në deklaratën e sindikatës. Dibra ndërkohë u denoncua publikisht edhe nga "Fiks Fare", se shperndante ushqime për banorët e njësisë 7 në këmbim të votës.
Sindikata i bën thirrje Ministrisë së Punës, se nuk duhet të pranojë asnjë “akt-marreveshje”, që bie ndesh me Kodin e Punës dhe vendimet e gjykatave shqiptare. Çdo marrëveshje e sigluar nga drejtori – kandidat i burgjeve është në kundërshtim me ligjin dhe pa vlerë juridike.
"I bëjmë thirrje vëzhguesve të ODHIR, OSBE, delegacionit të BE në Tiranë, Prokurorisë dhe Gjykatës së Tiranës, që në zbatim të ligjit të denoncojnë e pengojnë shkelësin e përsëritur Gazmend Dibra, drejtor-kandidat i burgjeve".
Sindikata garanton anëtarët e saj dhe gjithë policinë në burgje, rend, bashki, zjarrfikëse e security se Sindikata e Shërbimeve Policore do të dijë të mbrojë Dialogun Social e të drejtat ekonomike në këto shërbime.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.3%
-
Jo
30.5%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3661
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15