Sindromi i 'fitores së Skraparit', nga Berisha tek socialistët

Sindromi i 'fitores së Skraparit', nga Berisha tek socialistët

Në kulmin e degradimit të procesit zgjedhor të 26 majit 1996, kur opozita braktisi kutitë e votimit, pas një sërë arsyetimesh mbi dhunën shtetërore dhe fushatën e pabarabartë, Partia Demokratike ngelej përgjegjësja e vetme e procesit. Por në të vërtetë, përgjegjësi i vetëm ishte Sali Berisha. Të tjerët poshtë tij, përpara se të shqetësoheshin për procesin, kishin hallin e mandatit të të tyre.

Dhe ndërsa Sali Berisha ishte tym në zyrën e tij, në përpjekje për të kontrolluar situatën, në ekranin e TVSH u shfaq Vjollca Vokshi dhe njoftoi popullin shqiptar se Kudret Çela kishte fituar në Skrapar si deputet i PD.

Pastaj dhe Genc Pollo në Përmet, e kështu me radhë. Kjo ishte shenja se zgjedhjet po binin tashmë jo nga ikja e opozitës, por nga makutëria e demokratëve.

Sot, edhe pse është shumë herët deri më 30 qershor, është dhënë sinjali i parë. Kandidati i “Bindjes Demokratike” në Skrapar, është detyruar të japë dorëheqjen, nga presioni familjar mbi të.

Shumica e kandidatëve të “Bindjes” që u tërhoqën në momentet e fundit, u tërhoqën nga presioni i PD. Ky është i pari që tërhiqet nga presioni i socialistëve.

Me sa duket, deputeti i Skraparit, Adnor Shameti, mendon se populli shqiptar mezi pret të fitojë ai Skraparin, dhe jo që mezi pret të shikojë një proces të rregullt zgjedhor. Atij, si shumë bejlerëve lokalë të PS, nuk i hyn shumë në punë procesi, por llogaria e tij.

Ndërkohë që “Bindja Demokratike” është nën akuzë nga PD se po i shërben Partisë Socialiste me pjesmarrjen e saj, vihet tani dhe nën presionin e bejlerëve lokalë socialist, për t’u tërhequr nga gara kandidatët e saj, meqë nuk ja kanë dalë dot ta marrin Skraparin, kur ka garë.

Sipas deklaratës së “Bindjes Demokratike”, autori i presionit është kandidati i Partisë Socialiste përmes lidhjeve familjare, dhe ky nuk është ndonjë sinjal që tregon ndonjë fatkeqësi për “Bindjen”, se dhe ashtu mund të mos e fitonte Skraparin, por një shenjë e keqe që makutëria dhe meskiniteti i socialistëve lokalë, mund ta hedhë në erë procesin, duke e parë jo si rast për të qenë të përgjegjshëm, por si rast për të rrëmbyer çfarë të dalë përpara, nga ato që s’ke mundur t’i marrësh dot kur ka garë.

Dhe nëse kanë një rrezik real këto zgjedhje, kanë pikërisht këtë inferioritetin e disa krerëve lokalë socialistë për zonat që si kanë fituar dot kurrë, e që sot u duken më afër se kurrë. Aty as rivalë nuk duan. A thua se këto zgjedhje po i prishin rivalët, dhe jo mungesa  e rivalëve.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë