Singapor/ 45-vjeçarja dënohet me vdekje për 30 gramë heroinë

Një grua 45 vjeçare, e dënuar me vdekje për trafikun e 30 gramëve heroinë në 2018, është ekzekutuar këtë të premte në Singapor. Saridewi Djamani është gruaja e parë që dënohet me vdekje në Singapor në të paktën 20 vite, ndërsa është ekzekutimi i dytë brenda javës për dënime që lidhen me trafikun e drogës, pas varjes së një tjetër personi që kishte trafikuar 50 g heroinë në 2017.

Gjykata e Lartë kishte hedhur poshtë ankesën e Saridewi Djamani kundër dënimit të saj, ndërsa edhe një peticion për falje presidenciale, nuk solli rezultat. Saridewi është një nga dy gratë e dënuara me vdekje në Singapor për trafik droge së bashku me parukieren Yen May Woen në 2004.

Mediat lokale raportuan se Saridewi dëshmoi gjatë gjyqit se ajo po grumbullonte heroinë për përdorim personal gjatë muajit të agjërimit islamik. Ajo nuk e mohoi shitjen e drogave të tilla si heroina dhe metamfetamina nga banesa e saj, por tha se ky aktivitet ishte minimal.

Singapori është një nga shtetet që ka në fuqi nga ligjet më të ashpra kundër drogës. Ligji penal në Singapor specifikon se dënimi me vdekje aplikohet për të gjitha ata që kapen duke trafikuar më shumë se 500 g kanabis, ose 15 gramë heroinë.  Autoritetet argumentojnë se ligjet e rrepta kundër drogës ndihmojnë në mbajtjen e Singaporit si një nga vendet më të sigurta në botë dhe se dënimi me vdekje për veprat penale të drogës gëzon mbështetje të gjerë publike. Por avokatët kundër dënimit me vdekje e kundërshtojnë këtë.

"Nuk ka asnjë provë që dënimi me vdekje ka një efekt unik parandalues ose ka ndonjë ndikim në përdorimin dhe disponueshmërinë e drogës. Mesazhi i vetëm që dërgojnë këto ekzekutime është se qeveria e Singaporit është e gatshme të kundërshtojë masat mbrojtëse ndërkombëtare për përdorimin e dënimit me vdekje”, tha një zyrtare e Amnesty International. Sipas kësaj organizate së bashku me Kinën, Iranin dhe Arabinë Saudite, Singapori është një nga katër vendet që kanë kryer së fundmi ekzekutime që lidhen me trafikun e drogës.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Giro d'Italia' nis nga Shqipëria, drejtori Mauro Vegni: Në Shqipëri i trembemi erës, dy etapa janë për burra të fortë

'Giro d'Italia' nis nga Shqipëria, drejtori Mauro Vegni: Në Shqipëri i trembemi erës, dy etapa janë për burra të fortë