Singhammer takon Bushatin: Koha
që Shqipëria të shfrytëzojë shanset

Singhammer takon Bushatin: Koha<br />që Shqipëria të shfrytëzojë shanset
TIRANË - Është koha që Shqipëria të shfrytëzojë shanset është shprehur nënkryetari i Parlamentit gjerman, Johannes Singhammer, gjatë takimit me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati duke nënvizuar se Shqipëria luan rolin e një spirance stabiliteti në rajon.

Në këtë kuadër, ai i është referuar edhe vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri si një vlerësim për modelin e bashkëjetesës paqësore mes besimeve fetare dhe lirinë e ushtrimit të fesë në vend.
 
Ndërkohë që Ministri Bushati vlerësoi rëndësinë e vizitës së Singhammer dhe shprehu mirënjohjen për rolin mbështetës që Gjermania dhe institucionet e saj i kanë dhënë dhe po i japin Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, si dhe në fusha të tjera të bashkëpunimit dypalësh.

Ai vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë e Gjermanisë dhe rikonfirmoi vullnetin e palës shqiptare për intensifikimin e mëtejshëm të dialogut politik të nivelit të lartë dhe bashkëpunimit Parlamentar.


bushati Singhammer
(Foto gjatë takimit të Bushatit me Singhammer)
 
Bëhet e ditur se të dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe për perspektivën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, me fokus të veçantë hapat dhe reformat që Qeveria shqiptare po ndërmerr pas marrjes se statusit të vendit kandidat drejt bisedimeve për anëtarësim në BE.
 
Një tjetër pikë që Bushati dhe Singhammer janë ndalur është edhe Konferenca Rajonale e Nivelit të Lartë që do të zhvillohet në Berlin nën drejtimin e Kancelares Angela Merkel më 28 gusht 2014, si shprehje e drejtpërdrejtë e angazhimit dhe mbështetjes së Gjermanisë për rajonin e Ballkanit dhe procesin e integrimit evropian.

Gjithashtu, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe mbi situatën e sigurisë në kufijtë lindorë të BE dhe në Lindjen e Mesme.

Takimet e Singhammer në Tiranë 
Ditën e sotme Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati ka pritur në ambientet e Ministrisë Nënkryetarin e Parlamentit gjerman, Johannes Singhammer.

Një delegacion gjerman i kryesuar nga Nënkryetari i Bundestagut gjerman, Singhammer mbërriti në Tiranë ditën e djeshme pas një ftese të Kreut të Kuvendit Ilir Meta.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Johannes Singhammer dhe delegacioni që e shoqëron kanë zhvilluar ditën e djeshme takime me drejtues të lartë të vendit, kryeministrin Rama dhe kreun e Kuvendit Meta.

Kryeministri Edi Rama gjatë pritjes në kryesinë e Kuvendit për nënkryetarin e Bundestag-ut, Johannes Singhammer, në kuadër të 30 vjetorit të vizitës në Tiranë të ish-Kryetarit të Bavarisë Franz Jozef Shtraus, tha se qëllimi i Shqipërisë është që sa më shumë gjermanë të bien në sevda me vendin tonë, duke ju referuar investimeve të huaja gjermane, si dhe mbështetjes së Gjermanisë drejt BE.

Ndërsa Kryetari i Kuvendit Ilir Meta tha se nëse Shqipëria do ta kishte dëgjuar mesazhin e Shtraus 30 vjet më parë, atëherë vendi ynë do të ishte pjesë e Bashkimit Europian. Ndërkohë që shtoi se Gjermania është një mbështetëse e reformës në drejtësi, si një partnere dhe frymëzim për rrugëtimin në Bashkimin Europian.

Nga ana e tij nënkryetari i Bundestagut gjerman Johannes Singhammer theksoi se falë ndryshimeve të pësuara nga vendi ynë në këto vite, ka tashmë shanset më të mëdha për integrimin në Bashkimin Eurpoian. Nënkryetari i Bundestagut, nënvizoi se Shqipëria është tashmë, siç e cilësoi ai, një spirancë e stabilitetit në rajon.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja

Ersekë/ Humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjerja