Rruga e KavajësTiranë është pajisur me sinjalistikë të re ditën e sotme. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar foto nga puna e ekipit të bashkisë, të cilët gjatë mesnatës u angazhuan në mirëmbajtjen dhe sinjalistikën e re rrugore te Rruga e Kavajës.

“Ekipi i Mirëmbajtjes, u kujdes që sinjalistika e Rrugës së Kavajës të jetë brenda standardeve të qarkullimit. Lyerja e shigjetave detyruese dhe vijëzimit ndarës e bënë lëvizjen më të thjeshtë si për automjetet ashtu edhe për këmbësorët. Puna vazhdon!”, tha  Veliaj.