VLORE - Një sasi e konsiderueshme droge, 600 kg është zbuluar në Novoselë të Vlorës. Ka qenë një sinjalizim anonim në redaksinë e Report Tv dhe kamera ka shkuar në vendin ku ndodhen 600 kg drogë, të cilat janë hedhur në një gropë nga trafikantët.

Në vendin ku janë hedhur thasët me kanabis është një pellg uji. Nga thasët duket se lënda narkotike ka qenë e magazinuar dhe dyshohet se droga është prishur për shkak të lagështirës.

Policia nuk ka pasur dijeni për kanabisin, por është vënë në lëvizje pas transmetimit të pamjeve ekskluzive nga Report Tv. Uniformat blu kanë shkuar në vendin ku ndodhen thasët me lëndë narkotike për t'i sekuestruar ata, si dhe për të nisur hetimet e kërkimet mbi trafikantët që fshihen pas kësaj sasie të konsiderueshme droge.

VIDEO/Policia mbërrin në vendin e ngjarjes

[gallery]25820[/gallery]

d.c./shqiptarja.com