Për parashikimin e motit në ditët e ardhshme sinoptikani Metodi Marku, foli për Report Tv duke thënë se gjatë fundjavës do ketë reshje por jo me intensitet të lartë, ashtu siç ishin reshjet e ditëve të fundit që shkaktuan përmbytje në Fier dhe Vlorë.
Ndërsa reshjet e borës që kanë rënë në veri të vendit nuk përbëjnë ndonjë rrezik pasi kanë filluar të shkrijnë.
Intervista e plotë:
Për këtë javë deri të premten nuk do ketë ndonjë ndryshim të motit, është ende larg për të folur për sasinë e reshjeve. Muajit në vazhdim mund të flasim me një mesatare, nuk mund të themi se mund të kemi ngjarje të ngjashme si ajo e ditëve të fundit.
Ditën e sotme do jemi nën ndikimin e masave të ajrit të ftohtë, por ne presim që temperaturat duke filluar që nga e premtja të rritet duke shuar 16 gradë celsius. Në veri të Shqipërisë temperatura më e ulët u shënua në Bajram Curri, reshjet e dëborës nuk zgjatën shumë por kanë filluar të shkrijnë.
Pavarësisht se kemi disa segmente të bllokuara, dëbora ka filluar të shkrihet.Ne kemi detaje të mjaftueshme se në cilat segmente ndodhi përmbytja në lumenjtë e Shqipërisë, u bë kërkesë autoritetit të Emergjencave Civile më par ata bënë kërkesë për foto me satelit.
Që prej ditës së pardjeshme uji është larguar nga zonat e rrezikuara nga lumi Vjosa. Shumë shpejtë do kemi detaje të reja për sa i për ketë pasojave të reshjeve të shiut, fatmirësisht nuk patëm viktima. Operacionet ishin të vështira për tu bërë nga ajri për faktin se kishte edhe erë.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com