Sipërmarrësit e suksesshëm rrëfejnë
sekretin, ja çfarë të bëni në të 20-at

Sipërmarrësit e suksesshëm rrëfejnë<br />sekretin, ja çfarë të bëni në të 20-at
Të 30-at mund të jenë një kthesë e fuqishme në jetën personale apo karrierën e dikujt. Eshtë momenti kur synimet e karrierës fillojnë të rriten dhe uria për të patur një vend special në punë rritet. Disa sipërmarrës shumë të suksesshëm, janë pyetur se çfarë do të donin që të kishin bërë punonjësit e tyre para të 30-ave të famshme. Nga kursimi i parave, udhëtimet e shumta, hapja e biznesit tënd apo ndërmarrja e rreziqeve, ja disa këshilla nga dikush që i ka ‘kaluar në kurrizin e vet’.

Aaron Smith, CEO dhe themelues i KX Group

Shëtisni botën! S’ka asgjë më ftilluese se të udhëtosh përreth botës për të zgjeruar mendimet dhe për të përmirësuar aftësitë komunikative me njerëz dhe kultura të tjera. Në moshën 25 vjeçare unë kisha vizituar mbi 40 vende dhe jetova jashtë për 5 vite. Ishte e mrekullueshme!
Ji egoist, rreziko gjithçka. Përpara moshës 30 vjeçare nuk ke përgjegjësi të mirëfillta dhe me siguri as familje që duhet të mbështesësh. Tregohu i guximshëm dhe rreziko gjithçka për sukses. Je i ri, i motivuar dhe ke kohë të rimendohesh edhe nëse dështon, kështuqë nuk do të kesh asgjë për të humbur, por shumë për të fituar. Sa më shumë të rritesh, aq më shumë justifikime do të gjesh dhe aq më shumë do pendohesh pse nuk e provove. Unë humba kursimet e një jete me biznesin tim të parë në moshën 18 vjeçare dhe ia dola me biznesin e dytë në moshën 26 vjeçare.  

Taichi Hoshino, CEO i Monetise

Krijo zakone të mira. Nëse është menaxhim i kohës, etika e punës, të vendosësh kufij në punë apo në jetë, të ushtrohesh, të ushqehesh mirë apo menaxhimi i buxhetit, zakonet janë thelbësore! Kur momente të papritura ndërhyjnë në jetën tënde, zakonet e përftuara prej kohësh do të jenë shpëtimi juaj. Krijojini sa jeni i ri dhe do t’i keni gjithë jetën.

Jo Burston, themelues dhe drejtor ekzekutiv i “Inspiring Rare Birds”

Mëso të menaxhosh njerëz apo kolegë më të aftë se ty. Pjesa më e madhe e njerëzve që takoj në të 20-at janë shumë të zënë duke u marrë me kolegë më pak të zotë, kur aftësia e vërtetë fshihet tek menaxhimi i njerëzve më të aftë dhe me më shumë eksperiencë. Arti i të folurit dhe e folura në publik do të të çojnë kudo në jetë. Gjej pasionin tënd dhe syno të jesh më i miri në planet në atë që bën, duke patur uri të papërballueshme për të mësuar. Teorikisht dhe nëpërmjet eksperiencës. Gjej dikë që ka kaluar në rrugën që do të marrësh edhe ti dhe mësoni nga njëri tjetri. Kurse para. Mëso sit ë krijosh buxhetin tënd, dil nga shtëpia dhe mëso të ecësh me këmbët e tua. Askush nuk të detyrohet asgjë. Fillo një biznes, nuk ka rëndësi sa i vogël. Nëse i mëson këto aftësi në kohë, do të mësosh si të dështosh me rreziqe minimale. Udhëto, dil nga flluska jote, mos u ndjej rehat. Do të të ndihmojë të jesh i pranushëm, tolerant, i durueshëm dhe do të tregojë sa e mrekullueshme është bota jonë në të vërtetë.

Dean Ramler, CEO dhe bashkë-themelues i Milan Direct

Tejkalo limitet dhe mundësitë e tua. Bëj më shumë nga se pritet prej teje dhe më shumë nga se paguhesh. Një punonjës i zakonshëm mbaron turnin dhe largohet dhe çdokush ka të drejtën e tij për ta bërë këtë. Por ka edhe nga ata që e kuptojnë vlerën e të tejkaluarit të vetes dhe zgjedhin të qëndrojnë deri vonë, ashtu si unë. Si drejtor ekzekutiv duhet të mbështetem tek ata që japin gjithçka dhe bëhet zakon t’i drejtohesh atyre për ndihmë për detyra shtesë, kur të tjerët janë larguar.Nuk është për t’u habitur që po këta njerëz ngrihen në detyrë dhe kanë më shumë gjasa për të patur rrogë më të lartë.

Philip Eeinman, CEO i Locomote

Fillo biznesin tënd për sa kohë vazhdon të jetosh me prindërit. Eshtë një moment i mirë për të eksperimentuar me ide, për aq kohë sa nuk ke shpenzime të tjera. Mbështetu tek dikush që i beson për të të dhënë këshilla, jashtë rrethit familjar. Do të mësosh nga gabimet e tua gjatë kësaj kohe dhe nëse zgjedh të shkosh të punosh diku, do ta dish çfarë duhet apo s’duhet të bësh. Bashkë me eksperiencën në biznes, do të mësosh të marrësh vendimet e tua dhe t’i qëndrosh atyre, dhe kjo është shumë e rëndësishme.
 
Christian Mischler, bashkë-themelues i Hotel Quickly

Shëtit botën! Eksploro rajone dhe kultura të reja; të ndihmon të bëhësh i pavarur dhe të jep eksperienca që do të kenë ndikime positive në gjithë jetën tënde.
John Einning, CEO dhe themelues i The Einning Group
Merr sa më shumë eksperiencë që të mundesh, është e rëndësishme të kesh një miks të mirë eksperiencash të vlefshme, pune dhe jete. Nëse është punë part-time dhe/ose eksperiencë pune në shkollë, angazhohu në fusha të ndryshme dhe role brenda një biznesi. Unë kam ngarë kamiona, kam punuar në magazine dhe kam shitur derë më derë. Sigurohu që të edukohesh vazhdimisht. S’ka pse të jetë universitet, mund të lexosh libra; është shumë mirë të kesh interest për të mësuar, kurioziteti është një motivues i shkëlqyer. Unë nuk e ndoqa universitetin pas shkollës, sidoqoftë në vitet në vazhdim mësova si të punoj dhe si funksionon biznesi. Çdo përvojë ka pasuruar aftësinë time të të menduarit dhe të tejkaluarit të pengesave.
 
Zach Johnson, CEO i atmail.com

“Jeto sa më shumë të mundesh dhe kap çdo eksperiencë që të vjen përpara”.
Charlie Wood, menaxher i Dropbox

Udhëtoni. Do të njohësh njerëz të rinj dhe do të krijosh aventura të reja. Këto përvoja do të zgjerojnë horizontin e çdo individi që të ‘sistemohen’ në të 30-at.

Bevan Nel, MD of Helping

Mëso të menaxhosh paranë, krijo një buxhet dhe përmbaju atij. Nëse ke ndërmend të rrezikosh me biznes, bëje përpara se të jesh i martuar dhe të kesh krijuar familje. Ruaj kontaktet me kolegët dhe partnerët e biznesit tënd. Rifreskoje vazhdimisht listën e kontakteve. Kurrë nuk i dihet kur mund të të duhet ndihma e dikujt. Nga ana tjetër…udhëto. udhëto. udhëto! Këtë i them çdo personi të ri në moshë.

Nicholas Smedley, MD of Steller

Duhet të njohësh mirë tregun. Fillo të kursesh sa më shpejt të mundesh dhe përpiqu të blesh pronën tënde të parë përpara të 30-ave, ky është një fillim i shkëlqyer!

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në 

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në