‘Sipas sondazheve 75% e bazës nuk të do’, debat i ashpër brenda PD-së, Shehaj përplaset me Bashën! Ndërhyn Grida Duma: Ke hedhur para për të manipuluar garën, ka video

Pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar, selia blu duke se e ka të vështirë që të gjejë qetësi në këto kohë. Dy ditët e fundit, ku kreu i selisë blu Lulzim Basha ka pritur kryetarët e degëve të Tiranës, bashkë me deputetët për t’i dhënë udhëzimet në lidhje me aksionin opozitar si dhe për të informuar bazën në lidhje me vendimmarrjen për nismën e Sali Berishës, ka pasur një debat të fortë, i zbadhur nga Panorama.

Mësohet se protagonist në debat ka qenë rivali i Bashës në zgjedhje për kryetar, Agron Shehaj, i cili i tha kreut të PD se ka bërë një sondazh vetë ku sipas tij 75% e demokratëve nuk do Bashën, por preferonte deputetin e ri si kryetar të PD.

Në kundërpërgjigje të fjalës së Shehaj, ka reaguar fillimisht Basha i cili i kujtoi se sondazhet politike janë profesionale dhe nuk mund t’i bëj çdo Call Center. Ndërsa i kërkoi që të ishte serioz në mbledhje. Por gjatë kësaj mbledhje, Agron Shehaj është revoltuar dhe i është drejtuar Bashës duke i thënë se s’mund ta mësoj askush sesi të flas pasi nuk është nxënës apo student, por njeri që bën biznes.

Shehaj është përplasur më pas edhe me nënkryetaren e PD, Grida Duma dhe Sekretarin e Përgjithshëm pasi këta dy të fundit i thanë Shehajt se ka përdorur paratë për të blerë vota për kryetar partie dhe ka bashkëpunuar me njerëz që në fushatën e 25 prillit punuan kundër PD-së. Mësohet se gjatë mbledhje me dyer të mbyllura Duma dhe Bardhi i kanë thënë se ka pamje filmike për këto akuza që kanë ngritur ndaj Shehaj.

DEBATI I PLOTË

Agron Shehaj: Unë kam bërë sondazhe dhe më del 75% nuk duan Bashën. Kjo shifër ka dalë nga sondazhet që kam bërë. Si t’ia bëjmë ne me demokratët, çfarë t’u themi?

Lulzim Basha: Partia udhëhiqet dhe nuk udhëhiqet me sondazhe. Ndërkohë Partia Demokratike ka bërë sondazhet e saja profesionale që nxjerrin të pasakta ato shifra që i referoheni ju. Një Call Center nuk bën dot sondazhe politike.

Agron Shehaj: Ok, i tërheq meqë juve s’ju duken të tilla. Por mua më kanë ardhur vetë qytetarët dhe më kanë thënë që më mirë të ishe vendosur ti në krye të PD.

Lulzim Basha: Edhe një herë,  ju kam thirrur këtu që të hartojmë një strategji opozitare, një plan pune. Silluni me seriozitetin e duhur se njerëzit nuk duan të dëgjojnë pallavrat më the të thashë…

Agron Shehaj: Unë kështu di të flas. (ngre zërin). Nuk keni pse të më mësoni juve mua sesi të flas. Unë di shumë mirë të flas. Kam bërë biznes kaq vite dhe s’më mëson njeri si të flas. Çfarë jam unë këtu, s’jam as nxënës as student që të më mësoni se si të flas. Kush je ti që më tregon mua edukatën.  (Kërkoj ndjesë vetëm për tonin e lartë të zërit!)

Grida Duma: Kryetar, ju që e moderoni këtë mbledhje të jemi të qartë se nuk kemi as kohë dhe as arsye pse të humbasim kohë. Sepse më mirë shkojmë dhe e harxhojmë kohën me demokratët sesa të me debate i thash e më tha, mes nesh. Në këtë moment kritik është e patolerueshme për askënd që të mundohet të shfrytëzoj situatën për protagonizma personale. Kur kryetari i partisë mundohet të ruaj ekuilibrat brenda në parti s’ka të drejtë askush tjetër që të mundohet të shfrytëzoj situatën për protagonizma personale. Sa të humbim minutat për gjerat shumë të qarta secili nga ne të jap alternativën nëse jo të dëgjoj udhëzimet.

Agron Shehaj: E ke me mua ti këtë? ( ngre sërish zërin)

Grida Duma: Me ty jo e jo sepse për mua je asgjë!

Agron Shehaj: Jam unë asgjë?

Grida Duma: Po, sepse një njeri që për protagonizmin e vet personal, ka përdor lekët  për të blerë vota për kryetar duke përdorur më llumin e shoqërisë, meriton që ti them këto që po them, që je një hiç. Politika nuk është biznes. Leje pastaj meritokracinë dhe sa i njeh ti demokratët që s’ke lidhje fare.  Se je akoma te situata që demokratët të kanë dhënë dhe ti i ke marrë dhe nuk mund të bësh sikur e njeh partinë. Duhet të mësosh akoma.

Agron Shehaj: Unë s’kam përdor askënd se unë nuk e dija se kush ishin ata që më kishin ardhur në fushatë.

Grida Duma: Ti e di shumë mirë edhe e vërteta të bën kaq keq.

Agron Shehaj: Kjo është gënjeshtër…

Isa Sakja: Ky është turp që po bën ti. Unë kam prova filmike dhe fizike për ty ku ke përdor lekët me çunin e tezes tënde dhe me llumin që ke përdor për të ndërhyrë në fushatë brenda partisë. Turpin që ke bërë ti se ka bërë askush në Partinë Demokratike që të fus lekët për të blerë garën e brendshme dhe të përdor njerëzit që na kanë qenë kundër në fushatë. Ke shku në lokalet e tyre që dihen qartë se kush janë.

Agron Shehaj revoltohet: Kjo është gënjeshtër, është gënjeshtër. Unë nuk rri më në këtë mbledhje ku më cenohet e drejta e fjalës. Po më akuzoni…

Gazment Bardhi: Ka video të tuat ndaj mos aktro këtu. Kemi video ndaj po aktron këtu. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:17
Përplasja gjate mbledhjes së PD-së, reagon Agron Shehaj: Ka një përçarje brenda demokratëve, nuk mund të jetë axhenda e PD-së shpëtimi i karriges së kryetarit

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka reaguar pas debatit që ka zhvilluar brenda mbledhjes me dyer të mbyllura në selinë e PD-së, ku akuzohej se ai kishte hedhur para për të manipuluar garën brenda PD-së. Shehaj thotë se debati është manipuluar me qëllim për të më denigruar dhe fshehur të vërtetën.

Shehaj thotë se ai i është drejtuar Bashës se pakënaqësia tek mbështetësit e Partisë Demokratike nuk është e vogël, siç e parashtroi ai, por fatkeqësisht ka një përçarje të madhe dhe kurrsesi s’mund të jem dakord me strategjinë “t’i marrim me të mirë dhe të presim t’u dalë inati”. Shehaj shkruan me tej se sipas tij axhenda e tyre s’mund të jetë shpëtimi i karriges së kryetarit por e mira e Partisë Demokratike.

‘Nisur nga zbardhja e manipuluar e debatit, e shpërndarë në media me qëllim për të më denigruar dhe fshehur të vërtetën, ndihem i detyruar të bëj publik qendrim tim në mbledhjen me dyer të mbyllura.

Iu drejtova z.Basha duke thënë se pakënaqësia tek mbështetësit e Partisë Demokratike nuk është e vogël, siç e parashtroi ai, por fatkeqësisht ka një përçarje të madhe dhe kurrsesi s’mund të jem dakord me strategjinë “t’i marrim me të mirë dhe të presim t’u dalë inati”.

Argumentova se pjesa më e madhe e votuesve të Partisë Demokratike janë kundër drejtuesve të Partisë Demokratike. Në këto kushte, agjenda jonë s’mund të jetë shpëtimi i karriges së kryetarit por e mira e Partisë Demokratike.

Në lidhje me akuzat e pavërteta dhe absurde, për qëllim servilizmi dhe fshehjen e problemit, nuk meritojnë asnjë koment.'- shkruan Shehaj.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/09/2021 01:42

    Ai sontazhi qe paska bere z.Shehaj eshte paradoksal:Cilin doni me shume Bashen apo mua ? Sigurisht qe ty, do te thone, qe te duan,perderisa je ti qe i pyet direkt!! Jo te gjithe te duan ty,disa duan Bashen,disa Salen,disa asnjerin,te tjeret pergjigjen,nga frika,servilizmi,ose interesi.

    Përgjigju
  • SHABA DEMOKRATI: 25/09/2021 14:30

    NJE GJE TASHME ME SIGURI 100%, DIHET MIRE NGA TE GJITHE NJEREZIT MBI TOKE, POPULLI SHQIPTAR, NGA TE GJITHE DEMOKRATET, EDHE NGA SOCIALISTET DHE NGA RAMA VET, EDHE NGA NGA EVROPIANET EDHE NGA VETE AMERIKANET: ME HUMBESIN KRONIK LULZIM BASHA NE KRYE, ME GRIDAT LLAPAQENE, ME TE KORRUPTUARIT E SERVILE SI CAKJET E KAVAJES (HUMBES SI LULI) DHE ME GAZRAT LGBTQI, PARTIA DEMOKRATIKE NUK VJEN KURRE NE PUSHTET, PO KURRE AMA!!!! KURREN E KURRES!! NEVER! NEVER AGAIN!

    Përgjigju
  • KASAP VËRR REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 25/09/2021 11:23

    O Grida Suma lylin tat në politik e futi Salheu e ai ka për ta heq. Lyli nuk është lider dhe nuk vlen për asgje dhe kur lyli të hiki ti do përfundosh te stalla e lopës së salinjan fshatarit. Prandaj ri urt e mos dërdëllit shum o Grita Suma se ke lon dhe burrin e salinjani stë mban dot se dhe ai do përfundoi në kasollen e lopës së Shegës mamas së salinjanit ku u ngjiriz me dashnorin. Prandaj ri urt o Suma Grid.

    Përgjigju
  • Qwert: 25/09/2021 09:22

    Kush e pallon ket grita dumen hallall ja beft zoti apo si ka te pasmet bomb fare mmmm

    Përgjigju
    • O zej: 25/09/2021 18:46

      Gomari kanditati kryesor per Grida Sunen

    • emri: 25/09/2021 13:08

      burri vet jo nje here kjo ehste e sigurt. ja te pyesim nje here ...

  • Socialisti: 25/09/2021 07:54

    Vdekja politike e Rames eshte e afert pas vdekjes politike te Bashes. Te bashkohemi te mbrojme Bashen.

    Përgjigju
    • demokrati: 25/09/2021 09:18

      dmth duhet te bejme tifo per shalngjiturin e shqupit se kshu edi fiton gjithmone? sipas teje te iki ai kush esht nje emer i duhur qe do beje te fitoje shqupi?edhe ky goni duket i ndershem por nuk i ka demokratet me vete e sic e shef dhe kurva e shqupit e quan te pa vlere shqupit i ka ngelur ora te shpellari o socialisto.demokratet e shpellarit duan rremuje duan rrumpalle duan gjak...prandaj edi rama do vdesi km se nuk ka nje opozite te bashkuar e mbi te gjitha bashkpunuese per te miren e vendit. deri sa te kete ne parlament noken dru me pre alibajgen kurven me gjith babalen e pamelen e tthuthuqin paloqe nuk fotojne ata asnjehere

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik