Një sipërfaqe me ullishte është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Drizë të bashkisë Fier.
Flakët të cilat favorizohen nga era e fortë i janë afruar zonës së banuar dhe depove të ujësjellësit që furnizojnë me ujë të pijshëm qytetin e Fierit. Ndërkohë edhe një lokal aty pranë rrezikohet të përfshihet nga flakët.
Operacionit të zjarrfikësve i janë bashkuar dhe banorët e zonës me mjete rrethanore, ndërsa pritet të ndërhyhet nga ajri.
Paraprakisht dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht, por deri më tani ende nuk ka një konfirmim të policisë.
Lajm ne perditesim...
Komente








