Situata vijon të paraqitet dramatike në Drizë të Fierit teksa flakët rrezikojnë banesat, ndërsa ndërhyrja nga ajri me helikopter po vijon. Banorët janë të frikësuar për shkak të rrezikut që u kanoset teksa flakët janë fare pranë shtëpive të favorizuara dhe nga erërat e forta. Tymi ka mbuluar zonën ndërsa në vendngjarje ndodhen rreth 10 mjete zjarrfikësve, rreth 50 efektivë të angazhuar.
Lajmi kryesor:
Neutralizohen flakët në Drizë të Fierit, 11 familje u evakuuan, u ndërhy me helikopter! Shoqërohen 2 piromanët! 5 vatra aktive në vend (VIDEO)










