Sirhan Sirhan, vrasësi i Robert Kenedit? Djali tregon pas 50 vitesh se kush ia vrau realisht babain

Sirhan Sirhan, vrasësi i Robert Kenedit? Djali tregon pas 50 vitesh se kush ia vrau realisht babain

Djali i ish politikanit amerikan Robert Kenedit, ka postuar në Instagram identitetin e vrasësit të babait të tij, 50 vite pas ekzekutimit.

“Lideri i munguar” i Amerikës apo thjeshtë “një tjetër Kenedi”, u vra në vitin 1968, pasi palestinezi Sirhan Sirhan hapi zjarr drejt tij në një hotel të Los Anxhelesit.

Ndërsa Sirhani u dënua për vrasjen e politikanit, sot, djali i ish senatorit amerikan thotë se vrasësi i vërtetë ishte në fakt një rojë i hotelit.

“Edhe pse Sirhani qëlloi kundër babait tim, plumbat që i dhanë fund jetës së tij erdhën nga pistoleta e Thane Eugene Cesar”.

Sipas djalit të Kenedit, “Thane Eugene Cesar punonte si rojë në një zonë sekrete të fabrikës së ‘Lockheed’, në Burbank. Te hoteli ‘Ambasador’ kishte filluar punë një javë para se të kryente vrasjen”.

Vetëm disa momente pasi fitoi zgjedhjet paraprake në Kaliforni, për të cilat shumë thanë se i patën hapur rrugën drejt sigurimit të emërimit të partisë së tij, në atë kohë si kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale, Robert F. Kennedy u vra. Vdekja e tij, dy muaj pas vrasjes së Martin Luther Kingut, la plagë të thella që kanë lënë gjurmë edhe sot, pas 50 vjetësh në Shtetet e Bashkuara.

1968-a ishte një vit i trazuar. Një vit i tronditur nga lufta në Vietnam, protesta racore dhe vrasja e Martin Luther Kingut, ikonë e të drejtave civile.

“Ne që e jetuam vitin 1968, e kujtojmë çmendurinë, ëndrrat dhe ankthet e asaj kohe. Dua ta përsëris, jemi jetuar me ankth,”- thotë historiani David Nasaw.

Me ardhjen e qershorit, edhe Robert Kennedy, i cili për një moment ofroi një dritë shprese për shumë amerikanë, gjithashtu u vra – vetëm dy muaj pasi njoftoi kandidaturën e tij për president.

“Unë nuk kandidoj për president vetëm për t’iu kundërvënë një kandidati tjetër, por për të propozuar politika të reja” – tha Kennedy.

Robert Kennedy po sillte një valë ndryshimesh, duke mbështetur të drejtat civile, me fushata kundër varfërisë dhe duke folur hapur kundër luftës në Vietnam.

“Shpresoj që të dyja palët do të përpiqen që t’u japin fund vrasjeve sa më shpejt që të jetë e mundur,”- tha Robert Kennedy.

“Pesëdhjetë vjet më parë, duke pasur parasysh tensionet racore, ideja që zezakët të mendonin se një politikan i bardhë ishte i mirë, ishte vërtet një arritje” – thotë autori i biografisë së Kennedit, Lerry Tye.

Larry Tye shton se Kennedy ishte duke ndërtuar një koalicion me diversitet racor, të amerikanëve të shtresës së mesme, liberalë, të rinj dhe mbështetës të pakicave.

“Ai po bashkonte rrymat e ndryshme të Amerikës. Po bënte diçka që nuk e ka bërë ndonjë politikan tjetër në 50 vitet e fundit, duke u treguar njerëzve të vërtetat e papëlqyeshme, që ata nuk donin t’i dëgjonin” – thotë Larry Tye.

“Ky brez nuk mundi të krijojë shumicën e kushteve që na kanë sjellë sot këtu ku jemi. Por ka përgjegjësinë që t’i zgjidhë ato.”- tha Kennedy.

Më 6 qershor të vitit 1968, objektivat e senatorit Kennedy patën një fund tragjik.

“Me vrasjen e tij morën fund disa shpresa për të ardhmen. Shumë të rinj, që sot nuk janë më të rinj, hoqën dorë nga idealet e tyre. Ata mundën ta shihnin Tokën e Premtuar, që ja rrëmbyen. Mes tyre ishin të bardhë dhe zezakë, të cilët besonin tek ndryshimi” – thotë historiani Nasaw.

Zgjedhjet presidenciale i fitoi republikani Richard Nixon. Lufta e Vietnamit do të vazhdonte edhe për shtatë vjet të tjerë.

Pas funeralit të tij New York, trupin e senatorit Kennedy e sollë me tren në Washington D.C., ndërsa rreth 2 milionë njerëz qëndronin përgjatë shinave gjatë gjithë rrugës, në respekt të tij.

Ishte një moment uniteti, por ndarjet sociale dhe politike, kundër të cilave luftoi Kennedy, do të vazhdonin për vite me radhë.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen