SIRI - Organizata siriane për të drejtat e njeriut ka raportuar se ditën e enjte më shumë se 100 njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë kanë mbetur të vrarë si pasojë e sulmeve të forcave pro-qeveritare në qytetin e Homs-it.
Aktivistët për të drejat e njeriut me seli në Londër tha për Reuters se viktimat janë djegur në shtëpinë e tyre dhe disa prej tyre janë qëlluar me armë zjarri nga forcat që mbështesin presidentin sirian Bashar al-Assad.
Gjithashtu, aktivistët thanë se kanë emrat e 17 anëtarëve të një familje përfshirë tre fëmijë, që janë ekzekutuar në mëngjesin e të enjtes. Kryetari i Organizatës Rami Abdelrahman i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të hetojë mbi çështjen e krizës në Siri në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimit.
Moska zyrtare ka vendosur të ndërpresë shërbimet konsullore në Aleppo për një afat të pacaktuar, si pasojë e intensifikimit të luftimeve dhe pamundësisë për të mbrojtur selinë diplomatike nga një goditje e mundshme. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia shtetërore e lajmeve "RIA Novosti" dhe i gjithë stafi diplomatik dhe familjet e tyre janë shpërngulur paraprakisht.
Dje në Aleppo më shumë se 80 studentë humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur nga dy shpërthime në një kampus universitar.
Raportet e fundit nga OKB-ja bëjnë të ditur se gjatë konfliktit 22 mujor në Siri më shumë se 70 mijë njerëz kanë humbur jetën e tyre.
Redaksia online
(eç/lç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com