Të paktën 25 persona, shumica prej të cilëve fëmijë, humbën jetën, ndërkohë që mbi 30 të tjerë u plagosën, pas zjarrit aksidental në një spital të vogël në verilindje të Sirisë, njoftoi televizioni shtetëror sirian.
"Të paktën 25 civilë humbën jetën dhe mbi 30 të tjerë u plagosën, pas shpërthimit të një tankeri karburanti në një spital në Qamichli, një qytet kurd në kufi me Turqinë", tha ky televizion.
"Shumica e viktimave ishin fëmijë", shtoi ai./atsh/