Gjatë bombardimeve të kryera nga avionët luftarakë të ushtrisë siriane në rajonin Duma të Damaskut vriten 23 persona dhe plagosen 50 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të bërë nga Këshilli i Përgjithshëm i Revolucionit Sirian theksohet se avionët luftarakë të ushtrisë siriane bombarduan vendbanimet që janë nën kontrollin e opozitarëve në rajonin Duma. Mësohet se gjatë bombardimeve humbën jetën 23 persona dhe u plagosën 50 të tjerë.

Jusuf al-Bustani, një nga aktivistët lokalë, ka thënë në një deklaratë për gazetarët e AA se: "Si pasojë e bombardimeve në vendbanimet e Duma janë shkatërruar shumë shtëpi dhe biznese, ku dhe disa biznese kanë marrë flakë".

Bustani ka shpjeguar se ekipet e mbrojtjes civile po mundohen të nxjerrin personat e mbetur nën rrënoja me makineri të ndryshme të punës.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)