Tre sulme ajrore, që kishin për target vende të shumë populluara në veri-perëndim të Sirisë, kanë shkaktuar 19 njerëz të vrarë, mes të cilëve 12 fëmijë.
Në provincën e Idlib, bastioni i fundit i madh i opozitës në Siri, sulmet ajrore paten si shënjestër tregjet e qytetit, ku u vranë të paktën 9 persona, katër prej të cilëve ishin fëmijë.
Sipas ‘Helmetave të Bardha’, trupat e fëmijëve të vrarë gjendeshin të shtrirë mes maruleve dhe qepëve, të shpërndara në tokë, ‘veshur’ nga njolla gjaku.
Grupi i shpëtimit të ‘Helmetave të Bardha’ ka fajësuar për sulmet presidentin sirian Bashar al-Asad.
Disa orë para sulmeve në Idlib, në vetëm një sulm, u vranë tetë fëmijë në një treg tjetër në qytetin Tal Rifaat në provincën fqinje.
Sipas UNICEF, vetëm në katër javët e fundit, në Siri janë vrarë të paktën 34 fëmijë.
Lufta civile tetë-vjeçare në Siri ka vrarë rreth 400,000 njerëz dhe zhvendosur miliona të tjerë që nga viti 2011.
mbojini femijet jane te pa fajshem.
Përgjigju