Siri, vdesin në kamp 50 fëmijë refugjatë, shkak kushtet katastrofike humanitare

Siri, vdesin në kamp 50 fëmijë refugjatë, shkak kushtet katastrofike humanitare

Rreth 50 fëmijë, shumë prej të cilëve foshnja, kanë vdekur në javët e fundit për shkak të urisë dhe mungesës së kujdesit mjekësor në një kamp refugjatësh në Sirinë lindore.

Lajmi është raportuar nga Observatori Kombëtar për të Drejtat e Njeriut në Siri (Ondus), i cili për vite me radhë ka përdorur një rrjet të dendur burimesh në terren.

Ondus-i ka dokumentuar vdekjen e 50 të miturve të kombësisë siriane, por edhe të huajve, duke përfshirë fëmijët e xhihadistëve që kanë vdekur në kampin e refugjatëve në al Hol, pranë kufirit me Irakun dhe ku janë mbledhur më shumë se 70,000 njerëz ,shumica që vijnë nga zonat e kontrolluara më parë nga ISIS.

Sipas burimeve, 50 vdekjet e reja e çojnë numrin e të miturve të vdekur në 358.

Shkaku i vdekjeve, sipas UNDP-së, janë kushtet katastrofike humanitare, mungesa e barnave, mungesa e ndihmës mjekësore dhe ujit të pijshëm.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'