Siri, 66 mijë persona shpërngulen
nga Alepo prej luftimeve ndaj ISIS

Siri, 66 mijë persona shpërngulen<br />nga Alepo prej luftimeve ndaj ISIS
SIRI-Oraganizata e Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se për shkak të luftimeve që janë duke u kryer në fronte të ndryshme të provincës së Alepos, rreth 66 mijë persona janë larguar nga shtëpitë e tyre.
 
“Këto shfra përfshijnë rreth 40 000 persona të shpërngulur nga Al Bab dhe nga qyteti fqinj Tadef dhe 26 000 të tjerë nga zonat në lindje të Al Bab”, ka deklaruar zyra e kordinimit e të çështjeve humane në OKB.
 
Që prej muajin janar, në veri të provincës së Alepos, trupat e regjimit sirian të mbështetura nga forcat e aviacionit rus, kanë ndërmarrë një ofensivë për të larguar plotësisht nga territori i Alepos militantët e të ashtuquajturit Shtet Islamik.
 
Ndërkohë, pas disa javësh luftimesh, forcat rebele në Siri, të mbështetura nga ato turke, arritën të merrnin kontrollin e qytetit të Al Bab nga militantët e ISIS.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike