DAMASK-Grupet e të drejtave të njeriut në Siri deklarojnë se së paku 28 mijë persona rezultojnë të zhdukur ndërsa më parë ishin rrëmbyer prej forcave pro qeveritare.

Aktivistët thonë se kanë emrat e plotë të rreth 18 mijë personave me të cilën janë humbur kontaktet ashtu sikurse ka informacion edhe për 10 mijë raste të tjera. Aktivistët e rrjetit Avaaz thonë se askush nuk është i sigurtë nga dhuna e terrori qeveritar ndërsa dosjen me të dhëna do ja paraqesin strukturave për të drejtat e njeriut pranë Kombeve të Bashkuara. Avaaz ka mbledhur dëshmi nga sirianë që thonë se të afërmit e tyre mund të kenë përfunduar në dhomat e torturimit dhe më pas janë zhdukur.

Sipas të dhënave regjimit akuzohet se ka vënë në zbatim një skemë e cila synon të terrorizojë familjet dhe komunitetin. Deri më tani forcat qeveritare të Bashar al-Assad i kanë mohuar pretendimet për shkelje të të drejtave të njeriut.
OKB gjithësesi thotë se gjatë konfliktit janë 18 mijë sirianë janë vrarë, 170 mijë janë larguar jashtë vendity dhe 2.5 milion kanë nevojë për ndihmë.
(sg/dm/shqiptarja.com)