Autoritetet siriane kanë arrestuar Suleiman Assad, kushëririn e Bashar Al-Assad me dyshimin se ka vrarë një oficer policie gjatë një kontrolli të trafikut, raporton Anadolu Agency (AA).
Guvernatori i rajonit sirian Latakia Khodr al-Salem ka deklaruar se Assad është arrestuar në fermën e tij në fshat. Sipas tij, Suleiman është i biri i Hilalit, kushëririt të parë të presidentit sirian.
Suleiman ishte në arrati prej dy ditësh që kur, siç pretendohet, vrau oficerin e policisë në një autostradë.
Ky incident ka shkaktuar kritika të ashpra të qytetarëve të Latakias të cilët në një numër të madh u mblodhën në rrugët e rajonit për të kërkuar ekzekutimin e Suleimanit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com