SIRI - Lufta kundër xhihadistëve të ISIS që deri më tani është bërë kryesisht nëpërmjet sulmeve ajrore, ka zbritur në terren. Rreth 8 mijë luftëtarë kurdë Peshmerga kanë nisur një sulm të drejtpërdrejtë kundër ekstremistëve duke thyer rrethimin e ISIS në malin Sinjar ku mijëra pakica jazidi janë të bllokuar atje që nga muaji gusht.
Nga ana tjetër, një zyrtar i lartë i Pentagonit thotë se sulmet ajrore amerikane kanë lënë të vdekur disa liderë të lartë të ISIS në Irak. Sipas kurdëve, ofensiva e fundit dy ditore është më e madhja e realizuar ndonjëherë kundër ISIS, ndonëse Komanda kurde pranon se ka ende shumë për t’u bërë.
Objektivi i radhës, sipas tyre është qyteti i Sinjarit, një zonë e pambrojtur përgjatë kufurit sirian. Kurdët e konsiderojnë Sinjarin pjesë të Kurdistanit, ndërsa sot pritet të bëhet evakuimi i pakicave kurde.
Sulmi i ISIS në Sinjar ishte një nga arsyet përse SHBA nisi sulmet ajrore kundër pozicioneve në Iark në muajin gusht duke zgjeruar muaj më vonë fushatën e saj ajrore edhe në Siri.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com