SIRI - Teksa sirianët shënojnë përvjetorin e dytë të fillimit të kryengritjes në vend BE-ja po përgatitet të diskutojë heqjen e embargos së armëve në mënyre që t`i hapet rrugë furnizimit të rebelëve.

Liderit e Francës dhe Britanisë do të përpiqen t'i nxisin vendet e tjera të BE-së që t'i bashkohen iniciatives së tyre në samitin e Brukselit.

Me rastin e përvjetorit të luftës në Siri, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka bërë thirrje liderëve botërorë, që të ushtrojnë presion si forcave qeveritare dhe rebelëve për të ndaluar sulmet mbi civilët.

Konflikti në Siri filloi me 15 mars 2011 me demonstrata në mbarë vendin, si pjesë e lëvizjes së protestës më të gjerë, të njohur si Pranvera Arabe.

Protestuesit kërkuan dorëheqjen e presidentit Bashar al-Asad për t'i dhënë fund sundimit për gati pesë dekada të Partisë Ba'ath.

Që nga fillimi i rebelimit, në Siri janë vrarë gati 70.000 veta dhe rreth një milionë të tjerë janë larguar nga dhuna në vendin e tyre në shtetet fqinje.

Presidenti francez Francois Hollande tha se armatosja e kryengritësve do te jetë e vetmja mënyrë për të venë nën presion regjimin e preisdnetit Bashar al Assad, pasi Rusia dhe Irani po furnizojnë me armë forcat qeveritare në Siri.

(l.c/ad.ti/shqiptarja.com)