Siri,dështimet diplomatike,opozita
thirrje ndërkombëtarëve

Siri,dështimet diplomatike,opozita <br />thirrje ndërkombëtarëve
SIRI - Këshilli Kombëtar i Sirisë, grupi opozitar kryesor në vend, i ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara që të vazhdojnë të kërcënojnë me sanksione qeverinë siriane.

Thirrja erdhi pas një takimi mes presidentin rus, Vladimir Putin, dhe të dërguarit të posaçëm të OKB-së dhe Ligës Arabe, Kofi Annan, që dështoi në prodhimin e një rezolute të re të Këshillit të Sigurimit në Siri.

Rusia, nga ana e saj, ka mbështetur regjimin e Assad që nga fillimi i kryengritjes,16 muaj më parë, dhe kundërshton çdo masë që përfshin ndërhyrje të jashtme në Siri.

“Ne kurrë s’kemi mbështetur skenarin libian sepse e dimë që është i kushtueshëm. Dhe ky është mesazhi ynë për ato vende, në veçanti për Rusinë që ka bllokuar një vendim të Këshillit të Sigurimit. Sot një rezolutë nën kapitullin 7, nga perspketiva jonë është mënyra më e mirë për të shmangur një zgjidhje ushtarake në Siri”, - është shprehur kreu i marrëdhënieve me jashtë në Këshillin Kombëtar të Sirisë, Bassam Kodmani.

Teksa diplomacia po vijon të dështojë, luftimet vazhdojnë në kryeqytetin Damask me forcat opozitare që raportojnë se sulmet vijnë nga helikopterët qeveritarë.

Që nga Marsi 2011 kur nisën protestat pro demokracisë në Siri, OKB raporton se mbi 16 mijë njerëz kanë humbur jetën, mes tyre shumë gra dhe fëmijë.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Medalistët serbë të Paris 2024, festojë me këngë nacionaliste për Kosovën

Medalistët serbë të Paris 2024, festojë me këngë nacionaliste për Kosovën