CNN flet për një shpërthim ty tretë, sërish në Damask, në bordin e një autobusi, pjesë e një kampi të ushtrisë së çlirimit të Palestinës. Cnn citon dëshmitarë lokalë dhe saktëson se tv shtetëror nuk e konfirmoi shpërthimin e tretë.
Një valë shpërthimesh kanë tronditur kryeqytetin sirian muajt e fundit, dhe frika është se Al Kaeda ka përfituar nga një vit revoltë kundë regjimit të Bashar al-Assad për të spostuar fokusin e sulmeve të saj nga Iraku i afërt në Siri. Më 3 mars në një tjetër atentat kamikaz mbetën të vrarë 2 persona dhe u plagosën 20 të tjerë. Ndërsa më 16 janar nga shpërthimi I një autobombe mbetën të vrarë 26 persona, dhe u plagosën dhjetra të tjerë.
(sg/shqiptarja.com)
