DAMASK- Dy shpërthime të fuqishme raportohet të jenë dëgjuar në zemër të kryeqytetit të Sirisë. Gjithçka ndodhi në 7:00 me orën lokale në një zonë e cila dominohet prej ndërtesave qeveritare dhe konkretisht në afërsi të zyrave të shtabit të ushtrisë.

 Një gazetar i rrjetit televiziv BBC raporton se pas shpërthimit ka patur edhe të shtëna armësh që vinin prej zemrës së Damaskut. Dëshmitarët thonë se tymi i zi është ngritur në ajër në zonën e ndëtesave të shënjestruara. Televizioni shtetëror, zyrat e të cilit janë shumë afër, i përshkroi shpërthimet si një sulm terrorist.
(dm/sg/shqiptarja.com)