SIRI - Në luftën kundër forcave të regjimit të presidentit sirian Bashar Al Assad, përveç se nga Evropa janë përfshirë edhe shtetas shqiptarë.
Në gazetën e përditshme britanike “The Guardian”, është publikuar një studim i bërë nga universiteti King’s College, me titull “Konflikti në Siri tërheq qindra xhihadistë nga Evropa”, ku thuhet se më shumë se 600 individë nga 14 vende evropiane si Britania e Madhe, Austria, Spanja, Suedia dhe Gjermania kanë marrë pjesë në konfliktin që ka nisur në vitin 2011.
Kontingjenti më i madh është nga Britania e Madhe me rreth 134 luftëtarë, Franca me 92 luftëtarë, Belgjika me 85 dhe Hollanda me rreth 107.
Individë të tjerë janë nga Shqipëria, Finlanda dhe Kosova.
Luftëtarët nga Evropa përbëjnë nga 7 deri në 11 për qind të kontingjentit të huaj në Siri, të cilët luftojnë kundër regjimit të presidentit Bashar Al Assad të cilët në shifra nga 2 mijë deri në 5500 individë.
Studiusit kanë shfrytëzuar qindra faqe interneti të ndryshme xhihadiste dhe gazetat e shumta Arabe dhe ndërkombëtare.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com