Lufta ndaj Shtetit Islamik të ISIS-it mund të kthehet shumë shpejt në një Luftë e Tretë Botërore.

Sipas tabloidit britanik “Mirror” koalicioni i sulmeve ajrore i udhëhequr nga SHBA-ja ka njoftuar se brenda ditës janë kryer 24 sulme shuke shkatëruar  55 bazat luftarake të grupeve ekstremiste.

Ekspertët ushtarak paralajmëron se “organizimi në një hapësirë të tillë komplekse nuk është i mundur. Duke pasur parasysh gjithë atë trafik ajror, ka shqetësime të vërteta se avionët mund të përplasen apo të goditen, e cila mund të çojë në keqkuptime. Kjo gjë do të thotë se për disa sekonda mund të dalë jashtë kontrollit situata, e cila mund të çojë deri tek fillimi i luftës”.

Në specialen e prestigjiozes britanike thuhet se tensionet ndërkombëtare mbi Sirinë janë një fuçi baruti që kërcënojnë të shpërthejë qoftë edhe për 30 sekonda.

Edhe presidenti rus Vladimir Putinin është shprehur pesimist për sulmet të cilat sipas tij nuk po japin rezultatet e dëshiruara.

Sitata në Siri është komplikuar edhe më shumë për shkak se sulmet ajrore të Moskës të kombinuar me sulmet në terren nga forcat e presidentit sirian Bashar al-Assad po sulmojnë grupet rebele që nuk kanë lidhje me ISIS-in.

Këto akuza rëndojnë edhe për grupe të luftëtarëve të trajnuar nga Shtetet e Bashkuar të Amerikës.
siri

Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)