Forcat ushtarake të Bashar al Assadit në Siri kanë ndërmarrë një sulm ajror ndaj një shkolle në zonën Xhisrin, në Damask të Sirisë, pasi dyshohej se aty fshiheshin rebelët.

Si pasojë e sulmit kanë humbur jetën 5 civilë, nga të cilët 3 prej tyre janë fëmijë, si dhe janë plagosur 15 civilë të tjerë. Nxënësit dhe të plagosurit e tjerë janë dërguar për mjekim në spitalë, ndërkohë regjimi i të Bashar al Assadit vazhdon ende sulmet kundër rajonit të Gutës Lindore.

Në këtë zonë jetojnë më shumë se 4 mijë familje, forcat ushtarake të Assadit kanë ndërprerë energjinë elektrike dhe ujin për shkak të bombardimeve. Pavarësisht se Guta Lindore është vlerësuar si një zonë "jokonfliktuale", kjo zonë mbahet nën kontrollin e forcave të Assadit që prej 5 vitesh.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com