Siri, forcat e regjimit rimarrin
kontrollin e Palmyra nga ISIS

Siri, forcat e regjimit rimarrin<br />kontrollin e Palmyra nga ISIS
SIRI-Forcat e regjimit sirian kanë rimarrë kontrollin e qytetit të Palmyta-s nga militantët e të ashtuquajturit Shtet Islamik.

Sipas raportimit të mediave ruse, ministri i Brendshëm i Rusisë, Sergei Shoigu, i ka raportuar presidentit Vladimir Putin, se trupat e presidentit sirian, Bashar al- Assad, së bashku me forcat ruse, kanë arritur të rimarrin kontrollin e Palmyra-s nga militantët e ISIS.

ISIS mori kontrollin e qytetit të Palmyra-s në vitin 2015, ndërkohë që në forcat e regjimit sirian, të mbështetur nga sulmet ajrore të forcave ruse arritën të merrnin kontrollin e qytetit në mars të viti 2016, kontroll që e humbën sërish në dhjetor të të njëjtit vit.

Shumë prej monumenteve, statujave dhe ndërtesat në qytetin antik të Palmyra-s janë shkatërruar nga militantët e ISIS, gjatë kohës që kishin vendosur kontrollin  e tyre në qytet.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike