SIRI- Të paktën 200 persona nga fisi Siatat në qytetin Deyru'z Zor në lindje të Sirisë, janë ekzekutuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Këshilli i Përgjithshëm i Revolucionit Sirian (SRGC) thekson se 200 trupat e pa jetë gjenden në shkretëtirë në afërsi të fshatit Ebu Hamamin.

"Trupat e personave të vrarë me armë të ftohta dhe plumba, i gjetën banorët lokalë", theksojnë nga SRGC duke shtuar se është ende e panjohur kush e ka kryer një masakër të tillë.

Në Deyru'z Zota prej kohësh vazhdojnë konflikte ndërmjet fisit Siatat dhe organizatës terroriste ISIL.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)