Siri, Grupi Islam al-Nusra autorë të shpërthimeve.

Siri, Grupi Islam al-Nusra autorë të shpërthimeve.
Të enjten e kaluar si pasojë e dy shpërthimeve në kryeqytetin e Sirisë Damask, gjetën vdekjen 55 persona. Shpërthimet pasuan me dëme të mëdha materiale.
Por duket se autorët kanë zbardhur enigmën e krimit. Një grup panjohur islam i quajtur al-Nusra ka postuar një video në internet të cilët kanë deklaruar se janë autorët e dy shpërthimeve të së enjtes në Damask.
Shpërthimet ndodhën gjatë mëngjesit pranë ndërtesës së Shërbimeve të Inteligjencës Ushtarake, të cilët pasuan me vrasjen e 55 personave.
Autoritetet qeverisëse dyshonin se sulmet vinin nga të huaj që mbështeteshin nga terrorristët.
Grupi al-Nusra është shfaqur dhe në muajin janar të këtij viti, i cili kishte deklaruar se ishin autorë të sulmeve të kryera në muajin mars në shtabin e policisë HQ dhe në Inteligjencën e Forcave Ajrore
Në video deklarohet se shpërthimet në zonat ku banonin civilë janë kryer nga besnikë të Presidentit Bashar al-Assad.
Një zë i ndryshuar në video shprehte se : “Ne përmbushëm premtimin tonë me shpërthimet dhe grevën”
-I themi këtij regjimi: Ndaloni masakrat kundër popullit të Sunitëve. Nëse jo, atëherë ju do të mbartni me vete mëkatin e Alawites-, video vazhdon duke i’u referuar një përfundimi të quajtur Shia Islam me të cilën Bashar al- Assad dhe shumë nga elita e drejtuesve i përkasin.
Një korrespondet i sigurisë së BBC Frank Gardner tha se- al-Nusra i referohet luftëtarëve të saj si “mujahidinët e Sham (Siri) në zonën e xhihadit” dhe dyshohet se mund të kenë lidhje me al-Kaedën.
Ndërsa aktivistët kundër-qeveritar kanë akuzuar qeverinë se kanë orkestruar shpërthimet për të diskretituar opozitën.
Ndërkohë dhuna ka vazhduar në të gjithë krahinën pavarësisht armëpushimit i cili monitorihet nga skuadra UN.
Sipas të dhënave të UN, të paktën 9000 persona kanë humbur jetën që kur protestat pro-demokracisë filluan në Mars të vitit 2011.

fj.di/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!