Më shumë se 450 trupa të pajetë janë gjetur në një periferi të kryeqytetit sirian, Damask e cila është një tjetër masakër e tmerrshme e regjimit të Assadit, bëjnë të ditur aktivistët kundër forcave qeveritare duke cuar në 521 numrin e viktimave për ditën e sotme në Siri.
Nuk ka mjaftuar vetëm me kaq, po në rajonin Idlib në veri - lindje të Sirisë është bombarduar nga forcat qeveritare të presidentit Bashar Al Assad një shkollë ku kanë mbetur të vrarë 9 fëmijë dhe 5 mësues.
Horror edhe në një lagje të Damaskut ku grupe anti qeveritare kanë gjetur dhjetëra trupa të pajetë, pjesa më e madhe fëmijë dhe gra, të ekzekutuar nga forcat e regjimit. “Shumë prej tyre u është vënë zjarri”, bën të ditur një aktivist i Oservatorit sirian për të drejtat e njeriut.
Gjithashtu është rritur edhe emergjenca për refugjatët në Jordani, i cili ka kërkuar ndërhyrjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të përballuar krizën siriane, ku të paktën 2 mijë veta hyjnë çdo ditë në kufirin jordanez.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com