SIRI - I dërguari ndërkombëtar i paqes Lakhdar Brahimi në përfundim të vizitës së tij në Damask, u shpreh se “kriza e Sirisë duhet të zgjidhet nga vetë sirianët”. Gjithashtu ai theksoi se Konferenca e Gjenevës në qershorin e kaluar kishte elemente të mjaftueshme për t’i dhënë fund krizës brenda muajve. Përfaqësues të lartë u mblodhën në Gjenevë për të gjetur një qasje të unifikuar ndërkombëtare ndaj krizës siriane.

Duke folur me gazetarët i dërguari i OKB-së dhe Lidhjes Arabe tha se në qoftëse sirianët nuk janë në gjendje për arritur një konsensus dhe mirëkuptim, atëherë komuniteti ndërkombëtar është i gatshëm për të dhënë ndihmën e tyre.

Më pas ai shtoi se duhet gjetur një zgjidhje për parandalim e dhunës dhe të arrihet një marrëveshje rreth parimeve për tranzicionin politik në këtë vend.

Zoti Brahimi, mbërriti në Siri të dielën ku zhvilloi takime me Presidentin Bashar al-Asad dhe me disa zyrtarë të lartë të opozitës për të diskutuar mbi mënyra të reja për ti dhënë fund krizës siriane në një të afërme sa më të shpejtë.

(eç/lç/shqiptarja.com)