BEJRUT - Grupi Shteti Islamik (ISIS) deklaroi sot se do të shtypë monedhën e vet, monedha në flori, argjend dhe bakër, që do të përdoren në territoret e kontrolluara në Siri dhe në Irak.
"Nëse zoti e kërkon, do të prodhohen monedha të ndryshme në flori, argjend dhe bakër", theksoi ISIS-i në një komunikatë të publikuar sot në forumet xhihadiste.
Kjo organizatë që kontrollon një territor po aq të madh sa Britania e Madhe, por që në pjesën më të madhe është shkretëtirë, shpjegon se objektivi është ndryshimi i sistemin monetar tiranik që i është imponuar myslimanëve dhe që solli shtypjen e tyre.
Ai gjithashtu theksoi se "objektivi është të lirojë myslimanët nga merkantilizmi dhe nga opresioni ekonomik satanik".
Në fotot e publikuara nga ISIS-i, paraqitet në njërën anë "Shteti Islamik" dhe në tjetrën "kalifati" si dhe pesha dhe vlera e monedhës.
Simbole si xhamia e al Aqsa në Jeruzalem shfaqen gjithashtu në monedha të ndryshme./ATSH/