Siri/ Kreu i ISIS-it vetëvritet me bombë gjatë një operacioni të forcave amerikane! Humbin jetën edhe disa familjarë

Siri/ Kreu i ISIS-it vetëvritet me bombë gjatë një operacioni të forcave amerikane! Humbin jetën edhe disa familjarë

Presidenti Biden njoftoi sot se udhëheqësi i grupit të dhunshëm të Shtetit Islamik, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi vdiq gjatë një sulmi të mërkurën në mbrëmje në provincën veriperëndimore të Sirisë, Idlib.

Ai u vu në krye të grupit militant më 31 tetor të vitit 2019, vetëm disa ditë pas vdekjes së udhëheqësit të grupit, Abu Bakr al-Baghdadi gjatë një operacioni të forcave amerikane në të njëjtën zonë.

Një zyrtar amerikan tha se al-Qurayshi vdiq njësoj si al-Baghdadi, duke u vetëvrarë me një bombë ndërsa afroheshin forcat amerikane. Nga shpërthimi gjetën vdekjen edhe anëtarë të familjes së tij, mes tyre gra e fëmijë.

Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi njihet gjithashtu si Amir Muhamed Sa'id Abdal-Rahman al-Mawla. Gjatë operacionit u njoftua se janë vrarë 13 persona përfshirë gjashtë fëmijë dhe katër gra.

Ushtria amerikane e ndërmorën operacionin ndërsa grupi militant ISIS-it po përpiqet të ringjallet, me një seri sulmesh në rajon, përfshirë një sulm 10-ditor në fund të muajit të kaluar me synimin për të marrë nën kontroll një burg.

Presidenti Biden tha se ai e urdhëroi operacionin për të mbrojtur popullin amerikan dhe aleatët, si dhe për ta bërë botën një vend më të sigurt.

Një zyrtar amerikan i tha Zërit të Amerikës se gjatë operacionit, një helikopter amerikan pësoi defekt, por u ul në tokë i padëmtuar. Forcat amerikane u detyruan ta shkatërrojnë pasi ai nuk mund të fluturonte më.

Pentagoni fillimisht nuk e identifikoi objektivin e sulmit.

"Misioni ishte i suksesshëm", tha sekretari i Shtypit i Pentagonit John Kirby në një deklaratë të shkurtër. "Nuk pati viktima amerikane”, shtoi ai.

Idlibi kontrollohet kryesisht nga luftëtarët e mbështetur nga Turqia, por është gjithashtu një bastion i al-Kaedës dhe strehë e disa prej operativëve të saj kryesorë. Militantë të tjerë, përfshirë ekstremistë të grupit rival të ISIS-it, kanë gjetur gjithashtu strehim në këtë rajon./VOA/

 

Footage of US helicopter destroyed during the operation on ISIS leader in NW Syria by @anadoluagency https://t.co/AkiKzp87QY pic.twitter.com/BNcdxtl3rt

— Kasım İleri (@kasimileri_) February 3, 2022

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Droga shqetësim në qarkun e Lezhës! Përgjatë vitit të kaluar mbi 63 mijë rrënjë kanabis, Prefekti: Nuk do të ketë tolerime ndaj kultivuesve

Droga shqetësim në qarkun e Lezhës! Përgjatë vitit të kaluar mbi 63 mijë rrënjë kanabis, Prefekti: Nuk do të ketë tolerime ndaj kultivuesve