DAMASK - Kryeministri sirian Wael el-Halaqi i ka mbijetuar një atentati me bombë në kryeqytetin e Damaskut. Nga shpërthimi dyshohet se ka mbetur i vrarë truproja e tij.
Shpërthimi në lagjen perëndimore të Mazzeh-it ka pasur si shënjestër autokolonën e kryministrit raportoi televizioni shtetëror. Media shtetërore siriane e cilësoi këtë si një shpërthim terrorist dhe raportoi edhe për disa viktima.
“Gjendja e kryeministrit është e mirë dhe nuk ka pësuar asnjë dëmtim”, - u shpreh përmes një deklarate zëdhënësi i qeverisë siriane.
Mezzeh është një zonë e kontrolluar nga forcat qeveritare të presidentit Bashar Al Assad ku ndodhet edhe një aeroport ushtarak e cila është thelbësore për regjimin vendas.
Ndërkohë prej disa muajsh forcat qeveritare siriane dhe kryengritësit vazhdojnë të luftojnë ndërmjet tyre në këtë zonë.
(sg/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com