Luftime të ashpra janë zhvilluar mëngjesin e sotëm në Kobane, pasi shteti islam mori nën kontroll pjesën më të madhe të qytetit gjatë ditëve të fundit. Retë mëdha tymi u panë në Kobane mbrëmjen e së shtunës dhe mëngjesin e së dielës pas shpërthimit të betejave midis forcave kurde dhe luftëtarëve të ISIS.
 
Forcat kurde që mbrojnë Kobanin, kërkojnë që koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja të përshkallëzojë sulmet ajrore mbi qytetin sirian në kufi me Turqinë.
 
Një grup që monitoron luftën civile tha se forcat kurde përballen me humbjen e pashmangshme të Kobanit, nëse Turqia nuk hap kufirin e saj që të lelojë depërtimin e armëve, ndonëse ajo është shfaqur e gatshme për ta bërë një gjë të tillë.

Shteti islam ka rrethuar qytetin në lindje, jug dhe perëndim, ndërsa kurdët të vetmen rrugë për sulm kanë kufirin turk në veri të vendit. Ndërkaq, Turqia ka ende kohë t’iu përgjigjet vërejtjeve të ndërkombnëtarëe të cilët thonë se ajo ka frikë nga një përsëritje e masakrës së Srebenicës në 1995 në Bosnjë.
 
Udhëheqësit kurdë në Siri i kanë kërkuar Ankarasë të krijojë një korridor nëpërmjet Turqisë për të lejuar ndihmën ushtarake dhe furnizimet me armë të depërtojnë në Kobani. Turqia është shfaqur e gatshme të ndihmojë kurdët në mbrojtjen e Kobanit, një nga 3 rajonet e Sirisë veriore ku kurdët kanë krijuar një njësi të veten që kur filloi lufta civile siriane në vitin 2011.
 
Grupi kryesor sirian kurd flitet se ka lidhje të ngushta me partinë turke, PKK, e cila bëri një fushatë për të drejtat kurde në Turqi dhe është shigjetuar si një grup terrorist nga Turqia dhe aleatët e saj perëndimorë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)