Siri, masakër grash e fëmijësh
Clinton: Assad cinik 

Siri, masakër grash e fëmijësh<br />Clinton: Assad cinik 
BEJRUT – Një tjetër masakër është zbuluar sot në Homs, qyteti i tretë nga madhësia në Siri. Viktimat janë disa familje të lagjeve me shumicë sunite. Trupat e copëtuar të 47 personave, gra dhe fëmijë, u shfaqën në një video amatoriale të publikuar në Internet nga aktivistët kundër regjimit të Assad, të cilët akuzojnë milicinë se ka pushkatuar civilë të pafajshëm.

Disa prej tyre duket se janë goditur nga plumba në kokë ndërsa të tjerë kanë djegje të mëdha në trup ose fytin e prerë.

Viktimat – sipas dëshmitarëve në vendngjarje – kishin arritur të shpëtonin nga bombardimet mbi e artilerisë qeveritare mbi lagjet Karma z Zeitun dhe Adaëi. Autoritetet e kanë konfirmuar indirect lajmin duke i besuar ministrisë së Informacionit një komunikatë, të përhapur nga agjencia zyrtare e lajmeve Sana, në të cilën akuzohen persona të cilësuar si terroristë se kanë sekuestruar civilë në Homs, i kanë vrarë e masakruar e më pas u kanë dërguar pamjet televizioneve arabe me qëllim që të akuzohej për krimin vetë regjimi.

Me “cinizëm” presidenti sirian Bashar al Assad priti të dërguarin e OKB-së dhe lidhjes Arabe, Kofi Annan, ndërsa në zona të tjera të vendit “vazhdonin masakrat” nga ana e formace qeveritare, pohoi sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, duke folur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Vetë Kofi Annan kërkoi që e tërë bota t’i thotë qartë regjimit sirian që “kjo situatë është e papranueshme”.

Organizata Save the Children ka shprehur indinjatën e saj ndaj vrasjës së 26 fëmijëve. “Ka ardhur momenti që të mbarojë kjo masakës”, tha Valerio Neri, përfaqësuesi italian i saj.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike