"Që prej fillimit të revoltës janë regjistruar rreth 222 271 të vdekur nga sulmet në Siri", deklaroi sot për shtypin Rami Abdel Rahman, kreu i OSDH-së.
Sipas Abdel Rahman, numri i të vdekurve në radhët e civilëve arriti 67 293 ndër të cilët 11 021 ishin fëmijë.
"Ndër luftëtarët e vdekur që luftonin kundër regjimit, 39 848 ishin sirianë dhe 28 253 ishin xhihadistë të huaj", sipas studimit të ODSH-së.
Ndërsa, përsa i përket luftëtarëve proregjimit, ONG-ja numëron 46 843 ushtarë të vdekur, ndër të cilët 34 872 ishin rezervistë të forcave të Mbrojtjes Kombëtare, 682 anëtarë të milicisë shiite libaneze të Hezbollahut dhe 2844 ushtarë të vendeve të tjera.
Ky bilanc kap një shifër rekord sepse në të nuk është llogaritur fati i 20 000 personave të zhdukur.
Më 15 mars konflikti në Siri hyri në vitin e tij të pestë./atsh/