Rusia ka nisur sulmet me raketa në objektivat e Shtetit Islamik të ISIS-it në Siri. Sulmet kanë nisur nga luftanijet e saj në Detin Kaspik, rreth 1.500 km larg objektivave të ISIS-it.

Ndërsa ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se katër luftanijet qëlluan me 26 raketa në drejtim të 11 objektivat kryesore të ISIS-it me qëllim shkatërimin e këtyre bazave.

Sipas BBC zyrtarët sirianë pohojnë se trupat e saj kanë nisur një sulm tokësor nën mbrojtjen e forcave ajrore Ruse.
sulmet

Rusia aleati i fortë i presidentit sirian Bashar al-Asad ka filluar sulmet e saj prej 30 shtatorit me qëllimin kryesor shkatërrimin e bazave të ISIS-it.
 
Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)