Siri, nuk ndalen luftimet, përleshje intensive mes FDS dhe militantëve të mbështetur nga Turqia

Siri, nuk ndalen luftimet, përleshje intensive mes FDS dhe militantëve të mbështetur nga Turqia

Përleshje intensive po ndodhin mes Forcave Demokratike Siriane (FDS) dhe militantëve të mbështetur nga Turqia në qytetin verilindor të Tal Tamrit, megjithë një përpjekje amerikane për armëpushim, sipas zyrtarëve lokalë.

Njoftimet për luftime vijnë ndërsa zyrtarët amerikanë thanë se po vazhdojnë t’u bëjnë thirrje Forcat Demokratike Siriane dhe Turqinë të ndalojnë përleshjet dhe të vazhdojnë armëpushimin për të cilin u ra dakord muajin e kaluar. Zyrtarët amerikanë pretendojnë se marrëveshja e armëpushimit po mbahet "kryesisht", megjithë shkeljet e përsëritura.

Të premten, Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se në një bisedë telefonike të enjten me homologun e tij turk, Mevlut Cavusoglu, riafirmoi qëndrimin amerikan, duke theksuar nevojën që të dy palët t'i përmbahen marrëveshjes mes Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe nënpresidentit amerikan Mike Pence më 17 tetor.

YPG është elementi kurd i Forcave Demokratike Siriane dhe konsiderohet një organizatë terroriste nga Turqia. Shtetet e Bashkuara nuk pajtohet me këtë etiketim dhe e konsideron YPG një aleat kryesor në luftën kundër Shtetit Islamik.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë