SIRI - Kombet e Bashkuara deklarojnë se më shumë se 60 mijë njerëz kanë mbetur të vrarë në Siri që prej nisjes së luftimeve marsin e vitit 2011.
Një studim i kryer nga komisionerja për të drejtat e njeriut Navi Pillay u bazua mbi të dhëna të burimeve të ndryshme për të dalë në përfundimin se vdekjet deri nëntorin e vitit të kaluar arritën në 59,648. Pillay nuk harroi të kujtojë se shifra që prej nëntorit ka pësuar rritje dhe padyshim që e ka kaluar 60 mijëshen.
Studimi u publikua vetëm pak orë pasi sulmet ajrore në një pikë karburanti në Damask lanë disa 70 të vdekur. Në konfliktin sirian mësohet se 76.1% e të vdekurve janë meshkuj, ndërsa numri më i madh i ngjarjeve tragjike ka ndodhur në periferi të Damaskut, Idlib dhe Alepo.
Gushti i kaluar konsiderohet muaji më vdekjeprurës me 6 mijë të vdekur.
(eç/dm/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com