Siri, OKB: Fëmijët përdoren
si mburoja njerëzore

Siri, OKB: Fëmijët përdoren <br />si mburoja njerëzore
SIRI-  Trupat siriane torturojnë dhe përdorin fëmijët si mburojë njerëzore përpara tankeve, për të parandaluar sulmet nga forcat e opozitës. Kështu është raportuar nga përfaqësuesit e OKB në Siri.

Përfaqësuesit special të OKB në Siri për konfliktin e armatosur kanë deklaruar se shumë fëmijë po troturohen në dhoma paraburgimi dhe po humbasin jetën në shëshbëtejat e konfliktit të armatosur. Në raport theksohet se edhe forcat rebele te opozitës po kryejnë të njëtin veprim me fëmijët.

Përfaqësuesja special e OKB, Radhika Coomarasëamy ka deklaruar për BBC ekipi i saj ishte kthyer nga Siria me raporte të "tmerrshme"për maskarat mbi civilët në Siri. Sipas saj kurrë nuk kishte parë një situatë të ngjashme, ku fëmijët ishin në vijë e parë të frontit. Lufta civile në Siri po merr përmasa tragjike, popullsia civile është e pambrojtur dhe e pa armatosur në një fushë beteje të përgjakshme që zhvillohet për largimin nga Pushteti të presidentit Bashar al Asad. 
(jd/shqiptare.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel