DAMASK- Komisioni i Kombeve të Bashkuara për abuzimin me të drejtat e njeriut në Siri paralajmëron rrezikun e rritjes së radikalizimit të konfliktit nga militantët e huaj islamik. Drejtuesi i ekipit hetues, Paulo Sergio Pinheiro tha se prezenca e qindra radikalëve islamik xhihadistë është veçanërisht e rrezikshme.
Në javët e fundit ka patur të dhëna në rritje për luftëtarë të huaj që kanë hyrë në territorin e Sirisë. Ndërsa prezantoi raportin e parë mujor, Pinheiro theksoi se tensionet sektariane janë drejt rritjes falë rolit të këtyre elementëve të huaj.
"Ata nuk po luftojnë për demokracinë dhe lirinë, por për axhendën e tyre", tha ai.
Muajin e kaluar i dërguari special i OKB-së në Siri, Lakhdar Brahimi tha se sipas të dhënave të Damaskut numri i luftëtarëve të huaj që kanë hyrë në vend shkon në disa mijëra.
Brahimi aktualisht është duke vizituar disa kryeqytete të Lindjes së Mesme në përpjekjen për të garantuar një armëpushim në fund të muajit me rastin e festave të muslimanëve.
Deri më tani ministria e jashtme siriane e ka mbështetur këtë plan, por ka kërkuar një angazhim të të gjitha palëve nëse kërkohet të ketë sukses. Papa Benedikti i XVI pritet të dërgojë një delegacion në Damask brenda pak ditësh për të treguar solidaritetin me qytetarët sirianë.
(d.m/s.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com