BEJRUT, 27 korrik /ATSH-AFP/ - Xhihadistët morrën sot nën kontroll disa pozicione kyç të ushtrisë siriane në verilindje të vendit, një ditë pas marrjes së një baze të rëndësishme ushtarake në kuadër të ofensivës së tyre kundër pozivioneve të regjimit, sipas një OJQ-je.
"Xhihadistët e Shtetit Islamik (SHI) morrën nën kontroll regjimentin e 121 të ushtrisë", në jug të Hassakas (600 kilometra në verilindje të Damaskut) pas tre ditësh luftime, njoftoi Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut (OSDH).
SHI të shtunën kishte marrë nën kontroll divizionin e 17 në provincën e Raqa (veri), duke vrarë të paktën 85 ushtarë në 48 orë luftime, sipas OSDH-së.
Forcat xhihadiste u shfaqën në konfliktin sirian në pranverë 2013, Shteti Islamik intensifikoi dy javët e fundit veprimet e tij kundër pozicioneve të ushtrisë. Deri tani xhihadistët dhe trupat ushtarake të regjimit Sirian i evitonin përplasjet me njëra-tjetrën
Më shumë se 170 mijë persona kanë vdekur që prej fillimit të konfliktit sirian, në mars 2011./
/G.S/