SIRI - Forcat rebele sulmuan një aeroport ushtarak në qytetin e Alepos në Siri. Një video e ngarkuar në internet të cilën e transmeton edhe agjencia Reuters tregon momente luftimesh intensive.
Ndonëse nuk mund të konfirmohet autenciteti i xhirimeve amatore pretendohet se qendra e sulmit të së dielës ishte aeroporti ushtarak i Nairab ndërsa luftëtarët përshkruhen si anëtarët e Ushtrisë së lirë siriane.
Një tjetër video e cila gjithashtu thuhet se është filmuar në Alepo tregon një avion luftarak i cili fluturon në ajër mbi ndërtesa që nxjerrin re tymi. Një tjetër imazh tregon rebelët në zonën Mzaireb duke luftuar në rrugë në ato çka i cilësojnë pozicionet e tyre.
Agjencia Reuters thotë se nuk ka qenë në gjendje të bëjë një verifikim të pavarur të këtyre pamjeve pasi qeveria vazhdon të mbajë në bllokadë mediat e huaja.
(dm/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com